STOP-EMISIONI 119(SEZONI 7) 16 Shkurt 2022- Falsifikoi testamentin, Majlinda Lleshi merr peng denoncuesen.

Zonja Arta Çika denoncon në “Stop” procedurën e hapjes së testamentit nga noterja Majlinda Lleshi në Borsh.Testamenti është bërë në vitin 2013.Majlida Lleshi rezulton notere te firma e burrit të kunatës së zonjës Arta Cika “Hodaj SHPK”. Në testament rezultojnë një seri problemesh. Firma e të moshuarës, që ka ndërruar jetë, rezulton e falsifikuar.Nuk ka patur një dëshmitar, kur është bërë testamenti, pasi e ndjera trajtohej me kemp si e verbër.Parregullsitë i konstaton edhe nënkryetari i Dhomës së Noterëve Fatmir Laçej. Qytetarja Arta Cika shkon në zyrën e noteres për ballafaqim dhe noterja pranon shkeljen, por i thotë zonjës, se ia ka bërë kunata.

Ish kryeministri Berisha ishte sot në Shkozet të Durrësit, në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 6 marsit. Gjatë një takimi një një biznes këpucësh, Berisha u suprizua, kur biznesmeni e prezantoi me djalin e tij, duke i treguar, sesa kishte qarë ai, kur Berisha dha dorëheqjen.Kryeministri Rama tha nga Ëashingtoni, se Basha nuk di gjë tjetër, vecse të humbasë, ndaj dhe në 6 mars do t’i qëndrojë besnik profilit të tij

Qytetarja Arta Cika mbetet peng në zyrën e noteres Majlinda Lleshi, pasi kjo e fundit nuk e le të dalë dhe thërret policinë.Pasi vjen policia, noterja Lleshi në sy të forcave të rendit kërcënon gazetarin e “Stop”, se do ta vrasë dhe godet fizikisht gazetarin dhe kameramanin.

Të Fundit