Stop-EMISIONI 116 (SEZONI 4) 8 shkurt 2019-Remarku ndërron titull e kopertinë, shtëpia botuese abuzon me përkthimin. – Stop
STOP

Stop-EMISIONI 116 (SEZONI 4) 8 shkurt 2019-Remarku ndërron titull e kopertinë, shtëpia botuese abuzon me përkthimin.

Sabina Dhrimo,përkthyese e gjermanishtes, mëson nga një mikeshë e saj, se kishte emrin si përkthyese e romanit “Të dashurosh përsëri” të Remarkut, hedhur në treg nga shtëpia botuese “Konica”.Vasilika Sherifi, nga kjo shtëpi botuese, thotë, se bëhet fjalë për romanin “Hije në parajsë”, me titull dhe kopertinë të ndryshuar.Përsa i takon moslikujdimit, zonja Sherifi thoë, se do ta bëjë pagesën kundrejt përkthyeses.Kryetari i shoqatës së botuesve Petrit Ymeri, thotë, se kur abuzohet me emrin e një përkthyesi, kemi të bëjmë me vepër penale. Ndërsa Ministria e Kulturës hesht, e pyetur sesi mbrohet lexuesi nga ky fenomen.

Hitparade i absurdit shqiptar!

Një qytetar është filmuar, teksa vjedh i qetë një bicikletë në vendparkimin e posacëm të tyre.Qendra shëndetësore në Laknas është e rrethuar nga mbetjet. Ambulanca e Zallherrit po bie nga murat e cara, ndërsa përtokë është mbushur me dru për t’u ngrohur. Në tregun e Lushnjes, peshku shitet në tokë. Në shkollën “Shyqyri Peza”, mësuesja Akila Dosti është fotografuar duke përdorur celularin në klasë, edhe pse kjo është e ndaluar për mësues e nxënës.Janë këto disa nga situatat, që shfaqen dhe komentohen në studion e “Stop”, në rubrikën “Hitparade i absurdit shqiptar”.

 

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *