STOP – EMISIONI 11 (SEZONI 3)

Nostalgjikët e Festës së Pezës dhe “fshesa” në rradhët e administratës…
Një shkresë paralajmëruese, që mund të ndryshojnë apo humbasin vendin e punës, u ka shkuar ditët e fundit të gjithë punonjësve të administratës publike. Por ky dokument si për ironi të fatit, motivohet me shkrirjen dhe ristrukturimin e disa ministrive dhe u ka vajtur edhe punonjësve të ministrive, që nuk ndryshojnë. Pak ditë më parë veteranë e nostalgjikë të komunizmit përkujtuan konferencën e Pezës. “Stop” ka realizuar intervista me humor me disa nga protagonistët e kësaj feste.

Pijet “vrastare” të “Briland Shkodër”, ku prodhohen, falsifikohen e si na serviren?!…
Një javë më parë “Stop” transmetoi rastin e firmës “Osumi food”, që prodhonte produkte ushqimore në një ambient, me kushte të mjerueshme higjeno-sanitare. Këtë rradhë në rrjetën e kamerave të emisionit, ka rënë firma e pijeve “Briland Shkodër”, që nxjerr në treg që nga vera, pijet e forta: whiskey, vodka, xhin, e deri tek vaji i ullirit ekstra i virgjër me kuti në gjuhën italiane, apo uthull, biter e deri majonezë.Një qytetar i interesuar i drejtohet magazinave të firmës në qytetin e Shkodrës dhe pronari i saj i premton, të “prodhojë” cfarëdo lloj cilësie, që t’i kërkohet dhe me kosto të ulët. Pasi bëjnë pazaret, pronari i kërkon qytetarit, që të shprehet, se produktet ia sjell një shok me makinë nga Italia…?!

Zonat pranë hekurudhës pa sinjalistikë marrin jetë njerëzish!
Javën e kaluar një person humbi sërish jetën në shinat e trenit në linjës Tiranë-Durrës.”Stop” i rikthehet problematikës së ngritur në fund të muajit maj, për mungesën e sinjalistikës në zonat, ku kalon hekurudha.3 muaj më pas, në Domje mungon sinjalistika, edhe pse në “Stop” u deklarua, se do të ndërhyhej.Gazetarja e emisionit ritakon drejtorin e urbanistikës në bashkinë e Vorës, Luan Beta, i cili ia atribuon zgjidhjen drejtorisë së hekurudhës. Ndrësa kjo e fundit jozyrtarisht shprehet, se problematika do të ketë marrë zgjidhje brenda 10 shtatorit. Disa ditë pas këtij afati, gjendja është në pikën fillestare.

Të Fundit