Stop-EMISIONI 107 (SEZONI 4) 28 janar 2019 Ca te nenes, ca te njerkes, per studentet e ardhur nga privati tarifa s’ulet!

Mediat raportuan sot, se dy grupe studentësh u përplasën fizikisht në ambientet e universitetit të drejtësisë. Por “Stop” sjell sot në vëmendje moszgjidhjen e problemeve të studentëve. Evangjeli Lleshi, është studente e vitit të pestë në mjekësi, e transferuar në universitetin publik, pas mbylljes së “Vitrinës”. Ajo thotë, se në privat paguante 900 euro në vit, ndërsa në shtet paguan 2 milionë e 350 mijë lekë në vit. Në fillim, kësaj kategorie iu tha, se do të bënin orë ekstra e do të kishin kushte ekstra. Por sot trajtohen si të gjithë dhe paguajnë më shumë. Evangjelia thotë, se me vendim qeverie, të gjithë studentëve iu përgjysmua tarifa, por atyre, që kanë ardhur nga privatët, jo.Në sekretarinë e universitetit shprehen, se për këtë kategori po diskutohet. Por nga ana tjetër administratori i fakultetit, tha, se në takim me kryeministrin u vendos, që tarifa për këtë kategori, të mos ndryshojë.

Ekspozita e Rames me emrat e ministrave / Vjedhja e armeve ne Pashaliman!

Gjatë fundjavës kryeministri Rama hapi një ekspozitë me punimet e tij në Berlin. Vec të tjerash, punët kishin dhe emrat e ministrave, apo porositë për të telefonuar sekretarin e përgjithshëm Engjëll Agaci. Renaldo ka pyetur qytetarët, a është normale, që në një vend anëtar të Natos, të vidhen armë. Pak ditë më parë, u raportua për të tillë vjedhje në bazën e Pashalimanit.

Tregtaret e makinave pa targa, duhet te kene inxhinier mekanik !

Tregtarët e makinave në Shkodër ankohen, se sivjet janë përballur me problemin, se nuk kanë mundur të marrin targën e provës, pasi u kërkojnë inxhinier mekanik.Ata thonë, se nuk u duhet një i tillë, pasi nuk janë servis.Drejtori i regjistrimit të targave thotë, se kjo kërkesë bazohet në një udhëzim të marsit 2018 nga drejtoria e përgjithshme, që nuk lejon pajisjen me targë prove, pa licensë profesionale, lëshuar nga QKB.Ndërsa në QKB shpjegojnë, se ky urdhër, u vjen nga transportet.

Të Fundit