STOP-EMISIONI 106(Sezoni 8) 27 Janar 2023-5 vjecari me epilepsi pa kemp, mjeket i shkruajne diagnoza te ndryshme.

Jemi në Pogradec, ku qytetarja Suada Kurti tregon, se djali i saj 5 vjec, prej një viti i vuan nga sëmundja e epilepsisë. Ajo shkoi në komisionin e nivelit të parë në Pogradec për kemp, por i erdhi përgjigja negative pa asnjë shpjegim. Suada thotë, se i ka të gjitha dokumentat të rregullta, por nuk i jepet një arsye për refuzimin.Duket, se përcaktimi i diagnozës ka shfaqur gjithë këtë problematikë. Ne biseduam me mjekun në spitalin e Pogradecit dhe ai thotë se e ka shkruar sic i kanë thënë, se e pranon sistemi. Por më pas i nxjerrin problem. Mjeku thotë, se e kishin shkruar “farmakorezistente”, por i thanë të telefon ta bënte “të gjeneralizuar ediopatike”.Ne u drejtuam në komisionin e nivelit të parë dhe biseduam me mjekun, i cili tha, se arsyeja, që djali nuk përfiton kempin, është se janë bërë dy diagnoza të ndryshme nga mjeku i Tiranës dhe nga mjeku i Pogradecit. Ajo që mbetet, është që të bëhet ankesa dhe të paraqitet në Kempin Epror, me shpresën e gjetjes së zgjidhjes.

Për cfarë na duhen pastrueset në shtëpi. Ne kemi pyetur qytetarët, nëse kanë nevojë për ndihmën e një sanitareje në shtëpi. Shumica bëjnë humor e ironi me rastin e gruas, që grabiti 400 mijë euo në shtëpinë e zyrtares së administratës ku punonte. Ka nga ata që thonë, se kanë nevojë për pastrimin e tubave të sobës, pasi një sasi e madhe parash u gjet në tubat e aspirimit të sanitares së kapur në vjedhje.

Në këtë pjesë të emisionit trajtojmë disa raste humanizmi për njerëzit në fatkeqësi e nevojë.Rejan Elezi është kthyer nga jashtë, pasi kishte probleme me zemrën e frymëmarrjen.

Një veshkë më e zmadhuar, aorta e zemrës më e zgjeruar dhe kanali i lëngut të trurit më i zgjeruar, ishin sinjalet, që jeta e Arsi Xhedikut nuk do të ishte si e të tjerëve. Por familja vendosi të mbante engjëllin e shumëdëshiruar. Në moshën një vjeçare, shpretka dhe mëlçia i krijuan aq problem, sa Arsi pësoi trompozë në kokë. Thirrja e sw wmws për të gjithë shqiptarët, për të ndihmuar Arsin të jetojë si fëmijët e tjerë, u dwgjua dhe u mblodhwn 15 mijw dollarw. “Stop” bashkë me “Fundjavë ndryshe” kanë nisur Arsin pwr kurim jashtw vendit.

Ajlin Kishta, vetëm 7 vjec, vuan nga angiokeratoma e ulceruar me inflamacion kronik. Për pasojë Ajlin nuk fle e nuk urinon dot.Kurimi i saj jashtë vendit kushton 24 mijë euro dhe Ajlin wshtw cuar pwr kurim jashtw.

Të Fundit