Stop-EMISIONI 102 (SEZONI 4) 21 janar 2019 QSUT nuk ka interferon per melanomen, por gjendet ne farmaci private! (21 janar 2019)


Disa qytetarë kanë denoncuar në “Stop” mungesën prej një muaji të medikamentit Interferon 18 MIU, që përdoret për pacientët e prekur nga melanoma, ose kanceri i lëkurës.Një grua tregon, se i shoqi është operuar me këtë problem dhe duhet të kurohet për 6 muaj me interferon, por kura është ndërprerë, pasi nuk ka medikament në QSUT.Medikamenti në fjalë është për përdorim spitalor dhe zonja nuk ka mundur ta gjejë as privatisht.Në 9 farmaci deklarojnë, se interferoni nuk gjendet dhe nuk lejohet të tregtohet në farmaci private.Pas shumë kërkimesh medikamenti “u gjet” në farmacinë “Vip” me 100 mijë lekë të vjetra, nga 230 mijë lekë, që kushton, për shkak se është afër skandencës.

Stop – Urimi i konsullates se Selanikut/ Nje vleresim i Rames per shendetesine! (21 janar 2019)


Përfaqësuesja e konsullatës shqiptare në Selanik shfaqet në një video, duke përshëndetur në gjuhën greke për festat e fundvitit. Kjo e hënë konsiderohet edhe si dita më e trishtë e vitit.Po sot kryeministri Rama u votua në parlament edhe në postin e ministrit të punëve të jashtme.”Stop” sjell një video të shkurtër me humor, kur tregohet, sesi duket tani qeveria e re e drejtuar nga Edi Rama.vetë kryeministri na ka uruar sot nisjen e javës me video nga transformimi i shëndetësisë, duke shkruar në facebook, se kush nuk pranon ndryshimin, nuk ka sy në ballë.

Stop – Dyndje ne urgjencen e pediatrise, qytetaret me ore ne rradhe per vizite! (21 janar 2019)


Në urgjencën e pediatrisë prej ditësh ka patur një fluks qytetarësh, që kërkojnë ndihmë mjekësore për fëmijët e tyre në pikun e virozave. Shërbimi le për të dëshiruar dhe qytetarët shprehen, se presin me orë të tëra, derisa t’u mijë rradha për vizitë, edhe pse kanë shkuar për urgjencë.Kamera e “Stop” ka filmuar mënyrën, sesi merren mbetjet spitalore nga QSUT në mes të ditës dhe pas asnjë masë të posacme. Mbetjet mblidhen sikur të jenë plehrat e lagjes, edhe pse flitet për mbetje të rrezikshme.

Të Fundit