STOP-EMISIONI 100(Sezoni 8) 19 Janar 2023-Bilisht, familjaret ne shtepine e demtuar, bashkia fsheh ekspertizen.

Në Ponçarë të Bilishtit, dy familje janë rikthyer të jetojnë në banesën, që ua shembi tërmeti i vitit 2019. Për dy vjet u trajtuan me bonus qiraje, por këtë vit Bashkia Devoll, ua ndërpreu bonusin dhe i la të rikthehen në banesën, që është e nivelit më të rëndë të dëmtimit. Instituti i Ndërtimit e ka shpallur të pabanueshme dhe u kërkon organeve, që të ndërtojnë një shtëpi të re për 10 pjesëtarët e dy familjeve.Denoncuesi, Resul Ocka, tregon, se bashkia u ka fshehur akt-ekspertizën e thelluar të Institutit të Ndërtimit, që më në fund e tërhoqën vetë pranë këtij institucioni.Bashkia pretendon, se nuk e ka shkresën e dëmtimit, ndërsa emergjencat e kanë cuar që në qershor.Në fund bashkia na nis një përgjigje, se nuk i ka kapacitetet e duhura për rindërtim dhe sapo t’i ketë, do nisë nga puna.Ndërkohë, Instituti i Ndërtimit na informon se, që në vitin 2020 i ka nisur akt ekspertizën e thelluar për këtë banesë Bashkisë Devoll, ndryshe nga sa tha zyrtari i kësaj bashkie.

Sopranoja shqiptare me famë botërore është nderuar me një nga çmimet më prestigjoze ndërkombëtare. Ajo ka marrë çmimin e “Artistes së Vitit” dhënë nga ICMA, që është EMY i muzikës lirike.Mbrëmjen e djeshme transmetuam rastin një farmacisti, i cili tregtonte barna të kontrabanduara. Sic bëhet me dije, Shërbimet e Seksionit të Hetimit të Krimeve Ekonomike dhe Financiare të Policisë Tiranë, arrestuan shtetasin H.R, 53 vjec banues në Tiranë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.Farmacisti në fjalë, i siguroi një qytetareje ilegalisht medikament për abort.Si të mos mjaftonte kjo, ai tentoi ta ulte në prehër dhe ta puthte qytetaren e interesuar për medikamentin, pa dëshirën e saj.

Në 9 janar 2023 transmetuam rastin e një nëne të shqetesuar për djalin e saj. Ajo tha, se në vitin 2020 kishte bërë divorc me ish- bashkëshortin dhe nga kjo martesë, kishte një fëmijë 6 vjec. I ati kërkoi ta merrte djalin me pushime në Turqi dhe u bë një prokurë, që lejonte djalin të qëndronte me babain nga data 21 tetor deri në datën 5 nëntor. Por kaloi një muaj dhe babai nuk e ktheu djalin. Madje ish bashkëshorti i tha, se nuk do të kthehej më e nuk do ta shihte më djalin. Zonja shkoi në Turqi dhe e kërkoi kudo, madje bëri edhe kallzim andej, për gjetjen e të birit.Por pas transmetimit tonë, e ëma na njofton, se ka një lajm të mirë. Sensibilizimi ynë, bëri, që djali t’i kthehej të ëmës.

Të Fundit