STOP – 19 Janar 2018 EMISIONI 100 (SEZONI 3) – Stop
STOP

STOP – 19 Janar 2018 EMISIONI 100 (SEZONI 3)

Hitparade i absurdit shqiptar.
Një grua e sëmurë transportohet me karrocë materialesh ndërtimi për në spital. Në Zallbastar ura është prishur, duke rrezikuar të gjitha autmjetet, që kalojnë andej.Një autobuz i unazës, ecën me derë të hapur, duke vënë në rrezik jetën e qytetarëve.Në Kamëz rradhët e aboneve u ngjajnë atyre të qumshtit, para viteve ‘90. Janë këto disa nga episodet, që transmetohen dhe komentohen në emisionin e sotëm “Stop”, në rubrikën “Hitparade i absurdit”.

Lanabregas, “Stop” sistemon familjen, që banonte në bunker.
Rrëshqitjet e dherave e kanë bërë të pabanueshme shtëpinë e familjes Noka në Lanabregas të njësisë administrative të Dajtit.Në këto kushte 5 familjarët, mes të cilëve 3 fëmijë, janë strehuar prej dy muajsh në bunkerin më të afërt.Shajdie dhe Nezir Noka, tregojnë, se në bunker nuk kanë asnjë kusht jetese, por të paktën nuk venë në rrezik jetën e fëmijëve.Gazetarja e emisionit “Stop” interesohet në Njësinë Administrative Dajt, zyrën e Urbanistikës, Shërbimin Social dhe kryeplakun e fshatit.Në përfundim, familja Noka u shpërngul përkohësisht në një shkollë jo funksionale, deri në zgjidhjen përfundimtare, që është rindërtimi i shtëpisë në një vend më të sigurtë nga rrëshqitjet e tokës.

Zona e Shallvareve dhe skelat që nuk iu ndanë…?!
Në 7 dhjetor 2016 “Stop” transmetoi problematikën e skelave në zonën e Shallvareve në Tiranë. Në krahun tjetër të rrugës, sot, në janar 2018, rezulton e njejta problematikë.Banorët e zonës ankohen e po kështu ata që kanë biznese në zonë, se kjo po u prish shumë punë. Ata thonë, se skelat kanë tre muaj që janë vënë, por ende nuk ka nisur lyerja e fasadave të pallateve.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *