Stop -EMISIONI 10 (SEZONI 5) 13 shtator 2019-Skandali/ATK i ngarkon qytetarit 5 milione leke te pajustifikuar. – Stop
STOP

Stop -EMISIONI 10 (SEZONI 5) 13 shtator 2019-Skandali/ATK i ngarkon qytetarit 5 milione leke te pajustifikuar.

Seid Mema denoncon në Stop një padrejtësi absurde që i është bërë nga Agjensia e Trajtimit të kredive. Në vitin 1995 ai ka marrë një kredi nga shteti si biznes, por nga trazirat e 1997-ës, nuk mundi ta shlyejë atë. Në vitin 2019 falen kamatë-vonesat dhe Seidi e shlyen kredinë, por përballet me faktin, se ATK i ka faturuar 5 milionë lekë të vjetra si shpenzime gjyqësore, pa u bërë asnjëherë asnjë gjyq.Në zyrat e ATK-së ia faturojnë këtë shumë përmbaruesit privat.Por ky i fundit, nuk është në dijeni të këtij shpenzimi.”Stop” siguron dosjen e ATK-së, ku rezulton, se 5 milionë lekët janë plan rilevimi, që ATK ka bërë për pasuritë e zotit Mema.Juristja e institucionit thotë, se është bërë kontabilizimi, ndaj nuk mund të ndryshojë shumën, që i detyrohet Seid Mema.

Aku nuk pati sot asnjë reagim , lidhur me investigimin e “Stop” për përzierjen e vajit të ullirit. Madje përfaqësues të këtij institucioni thanë, se duhet t’u japim të dhëna të sakta, në mënyrë që të vlerësohet marrja e masave.Shumë episode absurde vijnë në rubrikën “hitparade i absurdit shqiptar”.Cmimet e librave shkollorë janë të rritur e të mbivendosur.Të tjerë tekste shkollorë janë të plotësuar e të ngjyrosur, duke e bërë të pamundur përdorimin e tyre nga nxënësit pasardhës.Në Karaburun gjuhen dateri. Qendra e Shkodrës është mbipopulluar me plehra, qen e kuaj. Një sherr në zyrat e gjendjes civile Sarandë ka degjeneruar në përplasje fizike.Uji i pijshëm në Ersekë del në ngjyrë kafe nga rubineti.


Në fund të majit, emisioni “Stop” transmetoi rastin e familjes Poka nga Kukësi me 4 fëmijë jetimë.Në atë kohë “Stop” dhe “Fundjavë ndryshe”,bënë apel për solidaritet, për një shtëpi të re për këtë familje.Samir Mane, Tirana Bank dhe Balfin grup iu përgjigjën thirrjes, duke i dhuruar familjes Poka një shtëpi të re në Golem.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *