Stop – Elbasan/ vellai i nderton mur, ku kishte deren, por trualli eshte shteteror! (05 korrik 2019)

“Stop” është ndalur në Elbasan në lagjen “Haxhias”, në pronën e familjes Ruci, që përbëhet nga 2 bashkëshortët Hanife e Sali Ruci, si dhe 3 fëmijët Vjollca, Eduard e Qemal Ruci.Nga 2005 deri më sot, kjo familje ka aplikuar për leje tek Aluizni, por nuk është pajisur me këtë dokument.Eduardi tregon, se në vitin 2014, i vëllai, Shkëlqim Ruci, i birësuar nga gjyshja, del me legalizim tek oborri i tij dhe ka marrë edhe tapi. Madje, kur e gjithë familja ishte në Greqi, Shkëlqimi i merr celësat komshiut dhe vendos një mur pa leje, duke i marrë të vëllait oborrin e shtëpisë dhe duke e lënë atë pa derë. Pas denoncimit, Inspektoriati ndërtimor ia prish si ndërtim pa leje dhe pas pak kohësh, ai pajiset me leje legalizimi, për një truall tjetër aty pranë.Vetë Shkëlqim Ruci,shprehet, se ka aplikuar për një copë toke dhe i është aprovuar. Tani gjithë problemi është dera.Gazetarja e “Stop” u interesua në zyrat e Aluiznit të Elbasanit, ku thonë, se Shkëlqimi nuk ka të drejtë ta heqë derën dhe as IMT nuk duhet të veprojë pa u konsultuar me Aluiznin.Madje sipas përgjegjësit të Aluiznit, dera është në truall shtetëror.

Të Fundit