Stop – Elbasan/ I burgosuri perfiton amnistine, por mund te jete preku nga pandemia! (7 prill 2020) – Stop
Të Gjitha

Stop – Elbasan/ I burgosuri perfiton amnistine, por mund te jete preku nga pandemia! (7 prill 2020)

Pak kohë më parë trajtuam rastin e qytetarit Gëzim Xhepexhiu, i cili përfundoi në burg në vend të të atit, për një ndërtim pa leje në Elbasan.Prej 4 muajsh ai po kryen dënimin në Burgun e Rrogozhinës.Por për shkak të corona virusit, Gëzimi rezultoi përfitues i amnistisë së përkohshme dhe më në fund arriti të shkojë në shtëpi. Por me të mbërritur në shtëpi, ai thotë, se ai dhe gruaja kanë probleme shëndetsore. Disa ditë më parë u njoftua lajmi, se tre punonjës të burgut të Rrogozhinës, drejtori, juristi dhe një polic, rezultuan pozitivë me koronavirus.Sipas Gëzimit, burgu i Rrogozhinës nuk ka marrë masa mbrojtëse për të burgosurit, asnjë testim dhe asnjë mjekim, ndërkohë, që juristi ka pasur kontakte me të gjithë familjarët e të burgosurve, kur ata kanë dorëzuar dokumentacionin.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *