Stop – Brar, fshati 5 vjet pa edukatore, “Stop” zgjidh problemin! (29 mars 2019)

Fshati Brar prej 5 vjetësh nuk ka një edukatore për fëmijët.Emisioni “Stop” është rikthyer në këtë fshat, ku prindër e fëmijë ankohen, se nuk ka kopsht. Drejtoresha e shkollës, brenda të cilës është dhe ambienti i kopshtit, Dorina Llalla, thotë, se salla e fëmijëve është gati, por nuk ka një vend në organikë.Pasi gazetarja e “Stop” u bën një ditë mësim fëmijëve, i drejtohet kreut të burimeve njerëzore në drejtorinë e kopshteve e cerdheve. Brikena Shehu pranon problemin dhe kontakton të gjitha kandidatet. Elvira Bytyci pranon të punojë edukatore në Brar.

Të Fundit