Stop – Berzhite, apeli i “Stop” e “Fundjave ndryshe” per familjen e Fadil Hoxhes! (05 prill 2019)

Emisioni “Stop” dhe “Fundjavë ndryshe” janë ndalur në fshatin Mihanjas të njësisë Bërzhitë, në familjen e Fadil Hoxhës.Fadili ka 3 fëmijë nga 16 në 9 vjec.E gjitha familja jeton me ndihmë ekonomike prej 5 700 lekësh të reja.Gruaja e Fadilit vuan nga epilepsia dhe nuk trajtohet me asnjë kurë.Shtëpia e familjes Hoxha është pjesërisht e shembur dhe nga momenti në moment rrezikon të shembet e tëra. Familja ka frikë te flejë brenda, kur bie shi apo fryn erë e fortë.”Stop” dhe “Fundjava” bëjnë apel për të ndihmuar këtë familje me shtëpi të re.

Të Fundit