Stop – Apeli per ndihme per te prekurit nga termeti! (06 dhjetor 2019)


Pasojat e tërmetit janë ndjerë edhe në fshatin Kuratën në Ishëm. Gëzim Disha i është drejtuar emisionit “Stop” pasi thotë, se nuk mund të jetojë më në shtëpinë e tij. Ai tregon, se nga tërmeti i është dëmtuar shumë shtëpia edhe nuk mund të banojë më aty. Familja përbëhet nga 8 persona. Gruan e ka me kancer dhe nuk ka asnjë ndihmë. Për momentin jetojnë në një cadër të ngritur afër shtëpisë, por nuk kanë as batanije dhe as ushqime. Ai kërkon ndihmë, që dikush t’i shkojë e t’i shohë dhe t’i vlerësohet banesa.Nismës së emisionit “Stop” për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti i është bashkuar edhe Eco Market me president Agron Duka, me një sasi të konsiderueshme ndihmash ushqimore.400 pako makarona, 150 bidona vaj, 400 pako oriz, 400 pako miell, 200 bidona salcë domatesh,3600 kokrra vezë “Aiba”, si dhe qumësht.Të gjitha këto ushqime shkuan tek të strehuarit në “Egi Centër” pranë Unazës së Re.Nga ana tjetër, vec stafit mjeksor të urgjencës së Spitalit Ushtarak, Fondacioni “Fundjavë Ndryshe” ka sjellë tek “Egi Center” disa mjekë të specializuar italianë. Për t’u ofruar mbështetje sociale këtyre fëmijëve, është ofruar punonjësja sociale Albana Zaimaj.

Të Fundit