Stop – Aksidentohet ne pune, “Margariti” zhduk parate e shmang demshperblimin! (12 mars 2019) – Stop
Të Gjitha

Stop – Aksidentohet ne pune, “Margariti” zhduk parate e shmang demshperblimin! (12 mars 2019)

Mehdi Kollçinaku ka punuar në një firmë inertesh në Gjirokastër, “Margariti shpk”. Në 2 nëntor 2007, Mehdiu është aksidentuar në vendin e punës dhe ka prerë krahun. Me pronarin nuk e gjeti gjuhën, ndaj iu drejtua gjykatës, e cila i njohu të drejtën e dëmshpërblimit në shumën 52 milionë lekë të vjetra.Ledia Kollcinaku, e bija e Mehdiut, ka ndjekut gjithë procedurën dhe tregon, se përse nuk arrin i ati të marrë paratë, që i ka njohur gjykata.Pas 3 vendimeve në 3 shkallët e gjyqësorit, Ledia mësoi, se një kreditor i hershëm kishte ekzekutuar një vendim të tjetër, duke e lënë gjendjen e kompanisë në zero.Më pas kompania kaloi në gjendje pasive, për të shmangur detyrimin.Ledia shpjegon më tej, se një deklaratë noteriale e bërë në zyrën e noterit Bujar Xhaxho, 27 ditë pasi kompania humbi gjyqin,i njohu borxhin 100 milionësh Dhimitraq Gjika, që vetë presidenti i firmës, Thanas Margariti, nuk e kishte njohur, kur ishte gjallë.


Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *