Stafi i Urgjencës në Lezhë firmos peticionin , shpërblimi i qeverise do i jepet familjeve në nevojë. – Stop
Të Gjitha

Stafi i Urgjencës në Lezhë firmos peticionin , shpërblimi i qeverise do i jepet familjeve në nevojë.

Stafi i Urgjencës në Spitalin Rajonal të Lezhës ka dhuruar shpërblimin mujor për koronavirusin tek familjet në nevojë.

26 mjekë, infermierë apo sanitarë kanë firmosur peticionin dhe shumën që do i jepte qeveria me vkm si shpërblim ata do e japin tek familjet që sot kanë më shumë nevojë.

Një infermier i kësaj Urgjence ka thënë u ishin premtuar shpërblim sipas vkm por u është dhënë vetëm 5 mijë lekë.

“Është një përfaqësi e urgjencës, ka një përfaqësi edhe të mjekëve të tjerë.Jemi njohur me shpërblimin që na është premtuar nga qeveria dhe si staf kemi vendosur që këtë shpërblim prej 5 mijë lekësh t’I refuzojmë dhe këto lekë të kalojnë për familjet në nevojë që të ndihmohen sa do pak këto ditë. Spitali ka qënë në gatishmëri, kemi punu dhe do vijojmë me të njëjtën passion. Nuk ka ka bërë shpërblimi të punojmë 100 %, po duke u nis nga ç’ka u premtua dhe cfarë u realizua kemi vendos ta kalojmë për familjet në nevojë. Këto lekë të kthehen pas.”- ka thënë infermieri.

Ndërkohë rasti është denoncuar dhe nga ish-deputetja e PD Lindita Metaliaj që e konsideron një skandal pasi qeveria i premtoi 1 mijë euro kurse ju dha vetëm 5000 lekë. Ndërkohë stafi do të vijojë punën pa problem duke refuzuar këtë shpërblim.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *