SPAK firmos urdhrin: Burg kush publikon dëshmitë e Nuredin Dumanit – Stop
Të Gjitha

SPAK firmos urdhrin: Burg kush publikon dëshmitë e Nuredin Dumanit

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka firmosur urdhrin që ndalon publikimin e dëshmive të Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhaj tashmë të penduar të drejtësisë.

Dëshmi të shumta të Dumanit u bënë publike, ku denonconte episode të krimit të organizuar, porosi vrasjeje, e madje edhe lidhjet me politikën, SPAK ka ndërmarr vendimin duke kërcënuar mediat dhe gazetarët se nëse publikojnë të dhënat, do të dënohen me 5 vite burg sipas parashikimeve të nenit 195/a i Kodit Penal.

Urdhri është përgatitur dy ditë më parë dhe është firmosur nga Prokurorët Doloreza Musabelliu, Altin Dumani e Behar Dibra.

Por duket se edhe vetë prokurorët që kanë nënshkruar këtë urdhër kanë dekonspiruar hetimet e kanë nxjerrë të dhëna duke rrezikuar burgun, pasi kanë zbuluar zyrtarisht se Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj janë bashkëpunëtorë të drejtësisë, e një e dhënë e tillë është e ndaluar për t’u publikuar.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *