Skandali ‘Tire’ te Covid-2, reagon Manastirliu: Zero tolerancë për këta çibanë! Kemi ngritur një grup pune për të hetuar çdo rast – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

Skandali ‘Tire’ te Covid-2, reagon Manastirliu: Zero tolerancë për këta çibanë! Kemi ngritur një grup pune për të hetuar çdo rast

TIRANË

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, komentoi për herë të parë publikisht skandali e bujshëm te spitali Covid-2 Shefqet Ndroqi, ku sanitarja Tire Alldërvishi, duke u hequr si infermiere, i kishte zhvatur një qytetareve 8 mijë euro për t’i shërbyer të ëmës së saj me koronavirus, por që kjo e fundit kishte ndërruar jetë, duke u lënë edhe pa bukë.

E pyetur nga gazetarët në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve, ministrja Manastirliu tha se është ngritur një grup nga Ministria e Shëndetësisë për të hetuar deri në fund këtë rast, por edhe raste të tjera, që mund të ketë në këtë spital. Duke dënuar rastin skandaloz, Manastirliu iu bëri thirrje qytetarëve që të denoncojnë çdo abuzim në shërbimin ndaj tyre, ndërsa paralajmëroi se do të ketë zero tolerancë ndaj çdo abuzuesi.

Këto nuk janë ditë të këqija, por janë ditë të mira. Është ditë e mirë sa herë që një qytetar bën një denoncim me fakte dhe na jep mundësinë të largojmë këta cibanë nga sistemi shëndetësor. Nuk ka dyshim që një, dy apo tre individë, që abuzojnë me një detyrë të shenjtë, që iu është ngarkuar, nuk mund të përfaqësojnë armatën e mjekëve, infermierëve, sanitareve, shoferëve, të gjithë atyre që shërbejnë e sakrifikojnë çdo ditë në sistemin tonë shëndetësor. Mund të kemi dhe tjetër rast që mund të denoncojë, dhe unë i falënderoj, por kemi dhe mijëra që janë falënderues dhe e nderojnë bluzën e bardhë. Unë inkurajoj cdo qytetar apo gazetar investigues, që të denoncojnë dhe t’i shkojnë deri në fund indicieve më të vogla. I siguroj se do të kenë mbështetjen tonë të pakursyer. Kushdo që abuzon me qytetarët do të marrë dënimin që meriton.

Unë kam ngritur një grup pune nga Ministria e Shëndetësisë, që do të kryejë një investigim të plotë dhe verifikim të cdo akuze në Covid-2. Kam një thirrje këtu për të gjithë qytetarët, mos bini pre e askujt, informoni autoritetet, nëse iu cenohet e drejta për shërbim, nëse ka diçka që iu penalizon në marrjen e shërimit. Të gjithë qytetarët kanë në dispozicion platformën e bashkëqeverisjes. Ne do t’i shkojmë deri në fund kësaj lufte, përpos luftës me pandeminë. Po të ktheni kokën pas do të shihni se është bërë një punë kolosale nga mjekët, që marrin përditë me mijëra falënderime. Lajmi i mirë nuk bën lajm, por lajmi i keq bën lajm. Nuk kemi thënë që sistemi është i përsosur dhe nuk ka asnjë problem, ka dhe batakçinj, që na shkaktojnë një dëm shumë të madh. E para, shkelin besimin e atyre familjarëve, që iu kanë lënë në dorë jetën e të afërmeve të tyre dhe kjo është e neveritshme. E dyta, ata na bëjnë një dëm shumë të madh, sepse godasin një marrëdhënie që jemi duke e punuar prej vitesh, marrëdhënien e shenjtë të besimit mjek-pacient. Për këto dy arsye toleranca do të jetë zero në cdo strukturë dhe ndëshkimi do të jetë maksimal”, u shpreh ministrja Manastirliu.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *