Skandali tek ‘Shefqet Ndroqi’/ Sanitarja kërkon lirinë nga qelia: Jam rrezik për…

Tire Alldervishaj, sanitarja e spitalit “Shefqet Ndroqi”, e cila i mori 8 milionë lekë një vajze që të përkujdesej për mamanë e saj ka apeluar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, duke kërkuar lirinë.

58-vjeçarja ka depozituar kërkesën në Gjykatën e Apelit nëpërmjet avokates së saj mbrojtëse, ku kërkon masë më të butë sigurie.

Ndërkohë, që gjykata nuk ka caktuar ende datën për zhvillimin e kësaj seance.

Kërkesa për lirimin e 55-vjecares është bërë me argumentin se ajo sa ka kaluar COVID-19, dhe nuk është negativizuar ende dhe rrezikon të infektojë të burgosur të tjerë.

Tire Alldervishi u arrestua më 13 janar, pasi hiqej si infermiere dhe akuzohet se në muajin dhjetor i ka marrë 30-vjeçares Elkiena Sinanaj, ryshfet prej 8 milionë lekë për kurimin e nënës së saj në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Për të Gjykata e Shkallës së Parë ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”.

Të Fundit