Skandali/Merr titullin “profesor”, kur ceshtja eshte ne gjykim per plagjiature-Stop-9 Korrik 2021

Në redaksinë tonë erdhi një ankesë, që ka të bëjë me fitimin e titullit të lartë akademik “profesor” nga ana e pedagogut të departamentit të Histori-Gjeografisë në universitetin “Aleksandër Xhuvani” Elbasan, z.Qamil Lirëza.Denoncuesi anonim shprehet, se kjo situatë është absurde, pasi zoti Lirëza është dënuar njëherë nga gjykata për plagjiaturë, apo riprodhim teksti. Bëhet fjalë për një padi, që profesori i njohur i gjeografisë, Gjovalin Gruda, e ngriti ndaj kolegut Qamil Lirëza, pasi ky i fundit i kishte kopjuar tekstin “Gjeomorfologjia”.Pedagogu i Elbasanit i kishte hequr disa faqe dhe ua kishte shitur studentëve të vet disa vite më vonë, me të njëjtin titull, por si cikël leksionesh. Gjykata vendoi të pranojë pjesërisht padinë, duke detyruar palën e paditur, që t’i paguajë një shumë monetare z.Gruda.Ministria e Arsimit dhe Universiteti i Elbasanit na informuan, se z.Lirëza e ka fituar titullin “profesor” në vitin 2020, nga Komisioni i Promovimit të Personelit Akademik të Universitetit të Tiranës.Sa për ndonjë cështje gjyqësore me objekt riprodhim teksti ose plagjiature, thonë, se nuk kanë dijeni.Ne u lidhëm me zotin Linert Lirëza, avokat i pedagogut Qamil Lirëza dhe djali i tij.Ai thotë, se pavarësisht padisë, ajo nuk mund të bëhet pengesë për të zvarritur procesin e dhënies së titujve.

Të Fundit