Skandali i vjedhjes së të dhënave, Taulant Balla: Po hedhin baltë ndaj PS-së! – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

Skandali i vjedhjes së të dhënave, Taulant Balla: Po hedhin baltë ndaj PS-së!

SPAK ka nisur hetimet për daljen e të dhënave personale të më shumë se 900 mijë qytetarëve për të cilën PD akuzon Partinë Socialiste. Në lidhje me këtë çështje numri 2 i PS-së, Taulant Balla.

Si po shkon fushata në Elbasan?Fushata zgjedhore po shkon shumë mirë. Po bëjmë takime me njerëzit, sigurisht duke ruajtur të gjitha masat e marra nga Komiteti Teknik për pandeminë.

Kryesorja tani është çuarja deri në fund të kësaj lufte me armikun e padukshëm. Në Elbasan janë bërë rreth 25 mijë vaksinime në një kohë të shkurtër dhe sezoni turistik do na gjejë më një Elbasan të hapur.
Si e shikoni situatën zgjedhore në Elbasan, duke patur edhe ngacmime nga kundërshtari?
Ajo që bën Partia Demokratike është thjesht ngacmim pa vlerë dhe pa peshë. Fyejnë qytetarinë elbasanase me provokime. Të dielën kishte një aktivitet shumë të bukur në qendër të qytetit, ku menjëherë erdhën dasmorët e Lulit ku bllokuan tunelin e qytetit. Dita e zgjedhjeve po vjen, e ne po mirëpresim verdiktin e qytetarëve. Duhet të heqin dorë nga lloj-lloj alibish, por të pranojnë rezultatin.
Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *