Skandali i listave të pagave/Basha:Rama nuk duhet të kërkonte ndjesë,të dorëhiqej

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një dalje për mediat ka folur për skandalin e daljes së të dhënave të qytetarëve shqiptarë.

Basha tha se Rama jo vetëm nuk dha dorëheqjen pas këtij skandali por ia hodhi “fajin” bravave të AKSHI-t.

Sipas Bashës, ndjesa e Ramës ishte sa për të kaluar radhën. Ndërsa këmbënguli se kryeministri duhet të kishte dhënë sot dorëheqjen.

“Edi Rama jo vetën se nuk ka dhënë dorëheqjen por doli dhe tha se ishte problemi i “bravave” të AKSHI-t. Rama filloi me patronazhistët, sistemi që ndërtoi në funksion të masakrës së 25 prillit. Të dhënat më sensistive të qytetarëve të marra nga drejtoria e tatimeve apo përmes të dhënave të tjera të aksesueshme nga qeveria në mënyrë të paligjshme i ishin vënë në dispozicion të  kryeministrit. Skandali i rrjedhjes së të dhënave sa i takon të ardhura është konfirmim i skenës kriminale të krimit elektoral të ndërtimit të sistemit të ri të shtetit të sistemit të patrinazhistëve. Rama e di këtë dhe kjo është arsyeja pse ka dalë ri mbrojë. Në një vend normal i pret ndjekja penale dhe dënimi me burg. Në veçanti ata që kanë i dënuar skemën e vjedhjes së të dhënave dhe dalja e të dhënave të një numri të madh qytetarësh. Është skandaloze, do ishte skandaloze po të kishte ndodhur para 12 vitesh apo 13 vitesh është dyfish skandaloze sot se tregon shkallën e lartë të dobësisë që Shqipëria tregon për të mbrojtur të dhëna sensistive. Kjo vjen pas një sërë skandalesh të tjera, skandali i serverit të tatimeve, për të marrë të dhënat e të gjitha kompanive dhe servera private”,-tha Basha.

Të Fundit