Skandali/ Falsifikon testamentin e nënës, lë jashtë vëllain e sëmurë

Në qershor të vitit të kaluar transmetuam denoncimin e disa familjarëve nga Elbasani, që pretenduan, se ishin përjashtuar nga testamenti me falsifikime nga ana e noteres, në mënyrë, që përfituese e vetme, të ishte Afërdita Musmuca.Historia e pasurisë vinte nga e ndjera Ismete Musmuca, e cila ka qenë vajzë e vetme e një familjeje shumë të pasur dhe me shumë prona në qytetin e Elbasanit.Një prej trashëgimtarëve të Ismetes, i cili vuan nga problemet mendore, Fatmir Musmuca, jeton në kushte ekstreme dhe ushqehet në mencat sociale të Bashkisë Elbasan.Testamenti problematik u përpilua në vitin 2011 nga noterja Majlinda Lato dhe në prani të avokatit Unitet Dedja në shtëpinë e të moshuarës. Gazetari i “Stop”mundi të takojë përfituesen e vetme të testamentit, Afërdita Musmuca, e cila bëri bllof, duke deklaruar, se testamenti është bërë në zyrën e noteres, kur kjo e fundit pohon, se është bërë në shtëpinë e të moshuarës.Pas publikimit tonë, Prokuroria e Elbasanit regjistroi menjëherë procedimin penal për mashtrim ndaj falsifikatores Afërdita Musmuca.Pas hetimeve intensive, organi i akuzës në Elbasan ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Afërdita Musmucën.

Të Fundit