“Skandal!” Meta:Kërkoj përgatitjen e padisë për falsifikimin e provave nga Kuvendi

Pas përfundimit të seancës në Gjykatë Kushtetuese ka ardhur edhe reagimi i Presidentit Ilir Meta.

Ai ka takuar dy përfaqësuesit e tij dhe shprehet se iu ka kërkuar atyre përgatitjen e padisë për falsifikimin e provave nga Kuvendi.

Ndër të tjera Meta e ka konsideruar si skandal të rëndë këtë fakt.

“Sapo falënderova Bledin dhe Katrin, për përfaqësimin me dinjitet dhe profesionalizëm të Institucionit të Presidentit të Republikës.

I kërkova të përgatisin menjëherë padinë për falsifikimin e provave nga Kuvendi, të depozituar në Gjykatën Kushtetuese pa asnjë lloj kërkese.

Ky skandal shumë i rëndë, duhet të marrë menjëherë përgjigje ligjore!

Takohemi shumë shpejt në një komunikim me mediat!”-shkruan Meta.

Të Fundit