Situata nga koronavirusi, u gjet i vdekur ministri gjerman. – Stop
Të Gjitha

Situata nga koronavirusi, u gjet i vdekur ministri gjerman.

Ministri i Financave i shtetit gjerman të Hesse, Thomas Schäfer, dyshohet se është vetëvrarë. Kryeministri i shtetit Volker Bouffier është shprehur se një vendim të tillë ministri mund ta këtë marrë pasi ishte “thellësisht i shqetësuar” për mënyrën e trajtimit të pasojave ekonomike të koronavirusit.

Schäfer, 54-vjeç, u gjet i vdekur afër në shinat e trenit. “Jemi në shok të gjithë, ende nuk po mund të besojmë dhe mbi të gjitha jemi jashtëzakonisht të trishtuar”, tha Bouffier në një deklaratë.

Buffier, i cili ishte shumë i shqetësuar, kujtoi se Schäfer ishte zyrtari kryesor financiar i Hesse për 10 vjet dhe kishte punuar “ditë e natë” për të ndihmuar kompanitë dhe punëtorët të përballen me pasojat ekonomike të pandemisë.

“Sot duhet të supozojmë se ai ishte thellësisht i shqetësuar”, tha Bouffier, një aleat i ngushtë i kancelares Angela Merkel. Ashtu si Bouffier, Schaefer i përkiste partisë së qendrës së djathtë të CDU të Merkel.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *