Situata në PD, Basha: Ora më e errët, demokratët të bashkohen në 18 Dhjetor

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka komentuar mëngjesin e sotëm situatën që është krijuar në PD, teksa ka ndarë një tjetër mesazh për Kuvendin e PD që do të mbahet në 18 Dhjetor.

Me anë të një postimi në Facebook, Basha ka publikuar një foto nga instilacioni me firmat e themeltarëve të PD-së, i cili u vendos përpara selisë blu në ditëlindjen e partisë më 11 Dhjetor.

Mes të tjerash Basha thekson se PD ka rrëzuar kultin e individit duke u ndarë nga e shkuara. Sipas tij në 18 dhjetor demokratët zgjedhin me qytetari të ardhmen.

Ora më e errët është ajo pak përpara agimit. Kështu ishte 31 vite më parë, kur Partia Demokratike e Shqipërisë u themelua për të ndarë të ardhmen nga e shkuara, për të sjellë lirinë, për të rrëzuar kultin e individit dhe për ta ribashkuar Shqipërinë me Perëndimin. Kështu është sot. Prandaj ditët më të mira i kemi përpara. Demokratët do të bashkohen më 18Dhjetor për të zgjedhur sërish të ardhmen, e me qytetari do ofrojnë modelin e ndryshimit që shqiptarët kërkojnë, për t’i dhënë fund tranzicionit

Të Fundit