Sistemi le pa regjistruar femijet e porsalindur!

Në redaksinë e emisionit Stop janë drejtuar shumë prindër të shqetësuar, për shkak se nuk mundet të regjstrojnë fëmijët e tyre të porsalindur. Ne kemi evidentuar dy raste: në qytetin e Tiranës dhe në Patos. Aleksandër Allkanjari tregon, se bashkëshortja e tij e ka lindur djalin në datën 10 janar 2020. Ai i përket njësisë administrative nr, 4, dhe pasi ka dalë nga spitali, ka shkuar ta regjistrojë. Por atje i thanë, se nuk punon sistemi. Ndërkohë gruas së tij i duhet të dalë jashtë shtetit së bashku me fëmijën, por duhet që më parë ta pajisë më pasaportë. Pa folur që mosregjistrimi i privon edhe marrja e bonusit të bebeve.Tefta Caka nga Patosi,ka të njëjtin problem. Djali i saj është bërë baba në datën 27 nëntor 2019 dhe jeton në Milano, por i ka lënë prokurë zonjës, për ta regjistruar vajzën në Patos. Por zonjës Caka i kanë thënë, se adresa e djalit figuron Ruzhdie dhe jo Patos. Punonjësit janë përpjekur të lidhen me Drejtorinë, por nuk kanë mundur, pasi sistemi nuk punon. Nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile na u tha, se pas 30 vjetësh po futet sistemi i adresave në Shqipëri, i cili bën bashkë dy struktura, gjendjen civile dhe Urbanistikën e Bashkisë. Ky proces mesa duket, po krijon vështirësi për qytetarët.Edhe në Durrës, Asllan Alibejsi nga Romanati, nuk po regjistron dot nipin e tij, të lindur në 31 dhjetor 2019.Ndërkohë nipi i tij nuk është në gjendje të mirë shëndetësore dhe duhet të vizitohet, por i kërkojnë certifikatën e lindjes. Pas ndërhyrjes së gazetares së “Stop”, e regjistruam Roaldon e vogël.

Të Fundit