Sistem antizjarr, bibliotekë, si dhe sistem kamerash/ Rindërtohet shkolla e parë e dëmtuar nga tërmeti

Ka përfunduar së rindërtuari shkolla e parë e shkatërruar nga tërmeti i 26 Nëntorit. Lajmin e mirë e ka dhënë kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Mirëmëngjes dhe me kënaqësinë e ndarjes me ju të lajmit të përfundimit të punimeve për rilindjen e shkollës së parë të shkatërruar nga tërmeti i vitit të shkuar, ju uroj një javë të bukur si kjo shkollë”, shkruan kryeministri në rrjetet sociale.

Shkolla “Shaqe Mazreku” në Durrës ka një kapacitet për 720 nxënës, do të jetë e pajisur me sistem antizjarr, bibliotekë e sallë leximi si dhe sistem kamerash.

Të Fundit