Si ky 17 vjeçar ka vetëm 50 njerëz në botë. Çfarë i ndodh me qimet e trupit është e pa shpjegueshme

Lalit Patidar është një 17 vjeçar nga fshati i vogël Nandleta në Indi. I gjithë trupi i tij ka qenë i mbuluar me qime që nga mosha gjashtë vjeç, një gjendje jashtëzakonisht e rrallë që e kanë vetëm në rreth 50 njerëz në botë.

Gjendja e tij e ka bërë që të bjerë në sy gjatë gjithë jetës dhe si rezultat ai është quajtur ‘djali majmun’ nga nxënës të shkollës, të cilët thonë se kanë frίkë se do t’i kafshojë.

Por pavarësisht ngαcmίmeve, ai ka folur për këndvështrimin e tij pozitiv ndaj jetës, duke thënë se tani ëndërron të bëhet një Youtuber i suksesshëm.

“Unë vij nga një familje normale, babai im është fermer dhe aktualisht jam maturant në shkollën e mesme. Në të njëjtën kohë e ndihmoj babain tim në punët e tij bujqësore”, tha djali.

“Unë i kam pasur këto qime gjatë gjithë jetës sime, prindërit e mi thonë se dσktori më ka rruar në lindje, por nuk kam vërejtur me të vërtetë ndonjë gjë ndryshe tek unë derisa isha rreth gjashtë apo shtatë vjeç. Në atë kohë kuptova për herë të parë se flokët po rriteshin në të gjithë trupin tim si askush tjetër që njihja.

Që atëherë e kam kuptuar se kam një gjendje të quajtur hipertrikozë. Është e rrallë dhe me sa di unë vetëm pesëdhjetë njerëz në botë janë prekur nga kjo.Nuk ka histori të kushteve të rritjes së flokëve në familjen time, unë jam i vetmi që e kam këtë gjendje”, tha ai.

Të Fundit