Shtetasit afganë shijojnë plazhin e Shëngjinit

Shtetasit afganë që u akomoduan në Qytetin Studenti u transferuan ditën e djeshme drejt një hoteli në Lezhë për t’i liruar vendin refugjatëve që pritet të mbërrijnë.

Pamjet e siguruara nga Euronews Albania tregojnë se një grup me shtetas afganë, kryesisht gra e fëmijë po shëtisin në plazhin e Shëngjinit.

Rreth orës 5 të mëngjesit të kësaj të hëne ka mbërritur dhe avioni i gjashtë, i cili vjen nga Abu Dabi. 150 persona ishte numri i grupit të gjashtë të mbërritur në Shqipëri, nga të cilët 103 persona janë akomoduar në Qytetin Studenti, ndërsa pjesa tjetër kanë udhëtuar direkt drejt Durrësit, ku janë vendosur në strukturat hoteliere.

 607 qytetarë afganë kanë mbërritur në Shqipëri gjatë katër ditëve të fundit. Menjëherë pas mbërritjes, të gjithë personat e ardhur kanë kryer testet mjekësore, si dhe kanë plotësuar dhe dokumentacionin e identifikimit.Sipas qeverisë Shqiptare, vendi ynë mund të presë deri në 4000 afganë, të cilët do të strehohen përkohësisht, pasi si destinacion kryesor kanë Shtete e Bashkuara të Amerikës.

Të Fundit