“Shtëpitë na i bëri,po është burrë i poshtër shumë”,Rama: Doni s’doni do më kujtoni

Kryeministri Edi Rama është në Laç duke dorëzuar banesat e familjeve që i humbën ato nga tërmeti i 26 nëntorit.

Kryeministri do të dorëzojnë sot banesat për 50 familje në zonën e Laçit, ndërsa nuk i ka kursyer edhe batutat me banorët.

Rama iu kujtoi atyre faktin se PS nuk kishte marrë vota në këtë zonë, edhe pse, sipas tij ata duhet ta kishin votuar.

“Kjo pronë vlen më shumë se ajo që kishit më parë. Shtëpinë nuk ua prek dot kush dhe nuk ua shet dot kush. Dhe siç dihet me short. Kur vij këtu mendonit se vija për show. Kur u bënë zgjedhjet, mendonit që vija për vota, tani që si morëm votat, megjithëse duhet t’i jepnit. Por nuk ka rëndësi, i jepni apo si jepi ato vota për mua nuk prish punë. Për mua ka rëndësi se kur të shkoni në shtëpi do më kujtoni. Edhe me më sha, e di do thoni “shtëpitë na i bëri, por burrë i poshtër shumë”,”-tha Rama ndër të tjera.

Të Fundit