‘Shqipëria ka nevojë për ju’, presidenti Meta bën me thirrjen pak para 25 Prillit

Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë mesazhin e George Frendo në vigjilje të festës së Pashkëve teksa i bashkohet thirrjes së tij drejtuar në veçanti të rinjve.

Frendo i drejtohet të rinjve me fjalët: “Shqipëria ka nevojë për ju! Jeni e ardhmja e saj!”.

“Në vigjilje të festës së shenjtë të Pashkëve, një mesazh i mençur dhe frymëzues vjen nga Mons. George Frendo.

Duke e falenderuar Presidentin e Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë dhe të gjithë udhëheqësit tanë të ndritur fetarë, që në momentet më kritike për vendin dhe në ditët më të vështira për çdo shqiptar në nevojë, kanë sjellë shpresë për kapërcimin e çdo sfide, i bashkohem thirrjes së Tij drejtuar në veçanti të rinjve: “Shqipëria ka nevojë për ju! Jeni e ardhmja e saj!”, shkruan presidenti Meta.

Të Fundit