Shqiperia e treta ne listen e vendeve me te korruptuara ne bote – Stop
KLIPET, POLITIKA ALLA “STOP”

Shqiperia e treta ne listen e vendeve me te korruptuara ne bote

Sot në Tiranë u hap panairi i përvitshëm i librit. Po sot nisën seancat dëgjimore me tre kandidatët për prokuror të përgjithshëm. Kreu i akuzës do të zgjidhet mes Arta Markut, Fatjona Memçajt dhe Olsian Celës.Një anketë e Bankës Botërore tregon, se Shqipëria bashkë me Sierra Leonen dhe Laosin kryesojnë listën e vendeve më të korruptuara, parë nga këndvështrimi i biznesit. Në Shqipëri 36.1 për qind e bizneseve kanë pohuar, se janë ndeshur me praktika korruptive. Në Europë, bizneset e Qipros dhe Turqisë kanë raportuar nivele të ulta korrupsioni me përkatësisht 0.2 dhe 1.4%.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *