Shpërthimi i gazit në Fier, Gjykata jep vendimin për pronarin e karburantit.

Është zhvilluar ditën e sotme seanca gjyqësore ndaj pronarit të distributorit të gazit në Portez Fier ku ndodhi shpërthimi i një depozite gazi para pak ditësh. Sokol Mece u arrestua nga policia pas kësaj ngjarje dhe ka dalë sot para gjykatës së Fierit.

Prokurori Çlirim Sino ka paraqitur kërkesën për detyrim paraqitje ndërsa gjyqtarja Adelina Zarka ka dhënë vendimin për detyrim paraqitje.

Njoftimi zyrtar:

Sot rreth orës 10:15, në Portëz, dyshohet se si pasojë e një defekti teknik ka shpërthyer një depozitë gazi që furnizon automjetet me gaz.

Si pasojë e shpërthimit nuk ka asnjë person të lënduar por vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Të Fundit