Shpërblimi i fundvitit, pensionistët: 5 mijë lekë nuk të dalin për ilaçe

Lajmi për dhënien e shpërblimit për pensionistët krijoi radhë të gjata në sportele, por vetë pensionistët shprehen se aq para nuk mjaftojnë për asgjë.

“S’na mjaftojnë, por çfarë të bëjmë, ilaçe, ja tani thash unë, vetëm për ilaçe do ikim te dy burri i operuar unë me valvul. Po ku dalin, t’i biem në qafë një djali që kemi,’ – u shpreh një zonjë.

“Çfarë janë 50 mijë lekë të vjetra, një drekë nuk e ha. Një gjel deti se merr dot ta hash me 50 mijë lekë,” – tha një zotëri.

Për shkak të të ardhurave të ulëta, pensionistët janë kategoria që preket më shumë nga rritja e çmimeve, ndërkohë që shpërblimi i fundvitit do të shkojë për 695 mijë pensionistë./EuronewsAlbania

Të Fundit