Shpallet kompania fituese e rrugës Korçë-Ersekë, pesë milionë euro për kilometër . – Stop
Lajme, Të Gjitha

Shpallet kompania fituese e rrugës Korçë-Ersekë, pesë milionë euro për kilometër .

Punimet për pjesën e amortizuar të rrugës Korçë-Ersekë tashmë e kanë marrë dritën jeshile.

Do të jetë e njëjta kompani, e cila ka ndërtuar pjesën e parë të rrugës në vitet 2013-2018, e cila ka siguruar kontratën në garën me 5pesë operatorë, nga të cilët tre u skualifikuan për mungesë dokumentacioni.

Shtatë vite pas tenderit të parë, kostot janë 5-fishuar dhe për Partinë Demokratike, kjo është një aferë e pastër korruptive brenda qeverisë.

“Tenderi ishte fiktiv. Katër km rrugë do të kushtojë 20 milionë euro, në vend që të kushtonin katër milionë euro”, – tha Ervin Minarolli, Sekretar i Burimeve Njerëzore në PD.

Sipas kontratës së firmosur në ARRSH, kompania A.N.K, do të ndërtojë 4.15 km për 24 muaj. Gjatësia e aksit nuk e mbyll përfundimisht investimin që lidh 2 qytetet juglindore, por eliminon rrugën e amortizuar që kalon nga Qafa e Qarrit.

Një inxhinier, projektues i veprave rrugore në vend, tha për Euronews Albania në kushte anonimati, se kostot e rrugëve janë rritur vitet e fundit për shkak të standardit që ka vendosur BE, por llogaritjet për aksin në fjalë janë abuzive.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *