Shoferi thyen traun e doganës greke në Qafë-Botë, 30 km ndjekje nga policia, në fund… – Stop
Lajme, Të Gjitha

Shoferi thyen traun e doganës greke në Qafë-Botë, 30 km ndjekje nga policia, në fund…

Një automjet i cili vinte nga Shqipëria thyen traun e doganës greke të Mavromatit (Qafe-Botë). Mjeti nuk i është bindur policëve për kontroll, ka shtuar shpejtësinë duke thyer traun dhe më pas është futur në tokën greke.

6 mjete të policisë greke janë vënë në ndjekje të automjetit për rreth 30 km deri sa i kanë bllokuar rrugën brenda qytetit të Igumenicës.

Në tentativë për t’u larguar, drejtuesi shtetas shqiptar, ka përplasur një nga mjetet e policisë, por fatmirësisht pa lënduar njeri. Drejtuesi është shoqëruar në policinë e Igumenicës, ndërsa mjeti po i nënshtrohet një kontrolli të imtësishëm.

Deri tani nuk është gjetur asnjë e dyshimtë në makinë dhe policia dyshon se drejtuesi ka probleme psikologjike. Burime nga Policia Kufitare e Sarandës bënë me dije se mjeti ka kaluar me shpejtësi edhe në doganën shqiptare duke mos iu bindur urdhrit të policisë dhe duke rrezikuar jetën e punonjësve. Sapo ka kaluar edhe traun e doganës së Qafë Botës kanë njoftuar palën greke, por shoferi nuk iu është bindur as atyre.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *