Shkozet/ Bashkia nuk e perballon dot investimin per ujrat e zeza! – Stop
KLIPET

Shkozet/ Bashkia nuk e perballon dot investimin per ujrat e zeza!

Në shtator të 2017-ës, emisioni Stop ka transmetuar problematikën e banorëve të ish-Kënetës Durrës, të cilët jetojnë mbi ujrat e zeza.Një kanal në këtë zonë është kthyer në ferr për banorët. Qytetarët thonë, se jo vetëm u është bërë jetesa e pamundur, por edhe fëmijët, që kanë në emigracion, nuk po u vijnë për këtë shkak. Pas 3 vitesh, është i njëjti kanal, ose më saktë vazhdimi i tij,na ka cuar në lagjen 14 Shkozet, Durrës.Banorët thonë, se paguajnë taksat prej 25 vjetësh, por askush nuk ka vënë dorë në infrastrukturën rrugore, ndricim dhe as në kanal. Ata kërkojnë t’u shtrohet rruga, t’u zgjidhet ndricimi dhe të pastrohet kanali.Ne iu drejtuam Bashkisë së Durrësit dhe patëm një komunikim me Nënkryetarin Florian Tahiri.Ky i fundit premtoi, se problematikat e lagjes 14 Shkozet, Durrës do të shihen me prioritet. Në projekt-buxhetin e vitit 2021, do të përfshihet investimi rrugor, bashkë me ndricimin. Ndërsa për pjesën e kanalit, ai është një kanal mbledhës i shiut dhe maksimumi që mund të bëhet, është pastrimi, pasi investimi për ta mbyllur, kërkon miliona euro dhe bashkia nuk e përballon dot.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *