“Shkova në Prokurori për hall, prokurorët më vodhën telefonin” denoncimi i qytetarit

Jemi në Vorë me zotin Adem Shera, të cilit në datën 25 gusht 2021, i kanë vjedhur celularin, teksa priste autobusin Vorë-Tiranë në rrugën Mine Peza. Ademi bëri denoncim në komisariatin e Vorës e më pas një punonjës me emrin Ladi e ka telefonuar, për t’i thënë, se celulari u gjet dhe do t’i kthehet. Ladi transferohet dhe i thotë, se celulari është në prokurori. Pas shumë ecejakeve, Ademi mëson, se prokurore e cështjes është Ornela Rrumbullaku, por ajo shpjegon, se telefoni ka humbur, pasi në zyrë kanë qenë dy prokurorë.

Të Fundit