Shkolla vater infeksioni, mesimi vijon normalisht! – Stop
KLIPET

Shkolla vater infeksioni, mesimi vijon normalisht!

Jemi në Vorë në gjimnazin “Isa Boletini”, ku zhvillon mësim edhe shkolla 9-vjecare e Vorës, pasi ndërtesa e kësaj të fundit është prishur. Drejtoresha e shkollës prej dy javësh qëndron në shtëpi, pasi është infektuar me Covid 19. Gjithashtu edhe 4 mësues të tjerë janë infektuar dhe po qëndrojnë në shtëpi. Në këtë moment është testuar i gjithë stafi i mësuesve. Por mësimi ka vijuar normalisht, pa dalë ende rezultati i tamponëve.Nëndrejtori në fillim nuk e pranon, që drejtoresha ka dalë pozitive, por thotë se është më raport. Ndërsa nëndrejtoresha thotë, se asnjë mësues nuk ka shfaqur shenja të sëmundjes dhe cdo gjë është në rregull. Sipas ZA Vorë, mësimi nuk ndërpritet, sepse nuk duan prindërit, ndërsa mësimin online e vendos shëndetësia. Nga ana tjetër shëndetsia thotë, se këtë vendim e merr institucioni arsimor.Në Qendrën shëndetësore të Vorës konfirmojnë, se rezultatet e tamponit dolën pozitive për tre mësues të tjerë, duke e cuar numrin e të infektuarve në këtë shkollë në 7.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *