Shkencëtarët: Pulat nuk do të sëmuren më!

Brenda një dekade, shkencëtarët do të krijojnë pula të modifikuara gjenetikisht të cilat do të jenë rezistente ndaj gripit të shpendëve.

Sipas shkencëtarëve ky zbulim mund t’i japë fund mungesës së vezëve dhe të shpendëve në supermarket.

Kjo teknikë realizohet duke hequr një pjesë të ADN-së së pulës që preket nga virusi me qëllim për të rritur përmbajtjen e vlerave ushqyese të mishit dhe për t’i bërë ato më pak të ndjeshme ndaj sëmundjeve. 

Doktor Mike McGrew, i cili drejton studimin, tha se disa rezultatet që janë realizuar në qelizat e pulës do të publikohen së shpejti. 

Ai shtoi se: “Rritja e një pule plotësisht rezistente ndaj viruseve dhe gripit të shpendëve është një sfidë shkencore e cila duhet të zhvillohet me kujdes.”

Të Fundit