Shkeljet që çuan në arrestimin e burrit për dhunën e pretenduar ndaj ish-gruas-Stop-19 Maj 2021

Për akuzën ndaj Ilirjan Petritit për dhunë ndaj ish-bashkëshortes, ne u drejtuam në Komisariatin e Policisë së Kavajës për të biseduar me oficerin e policisë gjyqësore Alban Nela, i cili ka marrë deklaratat e fëmijëve pa praninë e psikologut. Ai thotë, se nuk i kujtohet si cështje dhe ka marrë për bazë fletën e doktorit të Rrogozhinës.Nga ana tjetër Prokuroria e Durrësit, me prokurore Edina Kurti, ka vepruar në kundërshtim me kodin e procedurës penale, pasi personi është arrestuar në 28 qershor 2020 dhe cështja është dërguar për gjykim në 5 nëntor 2020, pas gati 5 muajsh, duke kaluar afatin e hetimeve.

Të Fundit