Shkarkimi i Metës, Presidenca: Zero vëmendje ndaj Kuvendit me zero opozitë – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

Shkarkimi i Metës, Presidenca: Zero vëmendje ndaj Kuvendit me zero opozitë

Presidenca i është përgjigjur kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili sulmoi sot nga foltorja e Kuvendit LSI dhe Presidentin Ilir Meta, teksa tha se nisma për shkarkimin e këtij të fundit nuk është tentativë për të kapur institucionin e Kreut të Shtetit, por për të zgjedhur një President mbi palët, i cili do të kontribuojë në anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Zëdhënësi i presidentit Meta, Tedi Blushi, përmes një postimi në Facebook thotë se vëmendja ndaj Parlamentit me zero opozitë është zero.

Më tej ai bën thirrje që të hapen kutitë e zgjedhjeve të 25 prillit dhe të rinumërohet me transparencë çdo votë sipas Kodit Zgjedhor.

“Zero vëmendje ndaj Parlamentit me Zero opozitë. Ndryshimi është brenda në kuti. Hapni kutitë! Numëroni dhe rinumëroni me transparencë çdo votë sipas Kodit Zgjedhor. Çdo shkelje dhe manipulim të evidentohet me qetësi deri në fund të procesit! Shqiptarëve nuk mund t’ju grabitet kurrsesi vota dhe vullneti i shprehur përmes saj.”, shkruan Blushi

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *