Shkaktoi aksidentin me dy të vdekur, prangoset 25-vjeçari në Elbasan – Stop
Të Gjitha

Shkaktoi aksidentin me dy të vdekur, prangoset 25-vjeçari në Elbasan

Një 25-vjeçar nga Elbasani është arrestuar, pasi akusohet si shkaktar i aksidentit me dy të vdekur në aksin rrugor Elbasan- Cërrik,  në fshatin Shirgjan.

Policia thotë se “në pranga u vu shtetasi me iniciale A.Sh., pasi duke drejtuar mjetin tip “Audi”  është përplasur me motoçikletën,  dhe për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i motoçikletës shtetasi Ervis Driza 35 vjeç,  dhe pasagjeri i motoçikletës shtetasi Fatis Qisa 56 vjeç,  banues në fshatin Shirgjan”.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë lagështia në rrugë dhe mungesa e ndriçimit.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan,  për veprime të mëtejshme.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *