Sherr për parkimin në Durrës, rrihen me shkopinj dhe grushta dy persona

Dy persona në Durrës janë konfliktuar me shkopinj dhe me grushta për shkak të një vendi parkimi. Ngjarja ka ndodhur në në orën 10.45, në afërsi të një lokali në Plazh Durrës.

Bëhet me dije se shtetasi . A., e ka goditur me shkop druri ndërsa shtetasi E.M., e ka goditur me grushta.

Njoftimi i plotë: Durrës, Më datë 01.05.2022, në orën 10.45, në afërsi të një lokali në Plazh Durrës, shtetasi E. M, 32 vjeç, është konfliktuar për parkimin e mjeteve me shtetasin A. A.

Shtetasi A. A., e ka goditur me shkop druri ndërsa shtetasi E.M., e ka goditur me grushta.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet për dokumentimin dhe sqarimin e rrethanave të konfliktit.

Të Fundit