Sherr në një lokal në Tiranë, 42-vjeçari godet me kaçavidë dy persona

Një 42-vjeçar në Tiranë është vënë në pranga pas një konflikti për motive të dobëta që përfundoi në dhunë fizike.

Bëhet e ditur të enjten, 42-vjeçari  P. B., pas një konflikti verbal në ambientet e një lokali, në rrugën “Kostandin Kristoforidhi”, ka goditur me kaçavidë dy persona të tjerë.

Të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.  42-vjeçari u arrestua për  veprat penale “Kanosja”, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja, apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale

Të Fundit