SHBA / Vrau me armë zjarri dy persona, 18-vjeçari shpallet i pafajshëm

Kyle Rittenhouse është shpallur i pafajshëm për vrasjen e dy personave me armë zjarri gjatë tubimi në Kenosha, të Uiskonsënit.

Gjykata e shpallit të riu të pafajshëm pasi u provua se ai kishte qëlluar me armë dy personat për vetëmbrojtje.

Juria e mori vendimin e saj pas afërsisht 3 ditë e gjysmë shqyrtimi. Rittenhouse, 18 vjeç, mund të dënohej me burgim të përjetshëm nëse shpallej fajtor për akuzën më të rëndë kundër tij.

Ai u akuzua për vrasje, tentativë vrasjeje dhe rrezikim të sigurisë për vrasjen e dy personave dhe plagosjen e një të treti me një armë gjysmë automatike të stilit AR.

Të shtënat ndodhën gjatë një nate protestash për dhunën e policisë kundër një afrikano-amerikani në verën e trazuar të vitit 2020. Rittenhouse është i bardhë, ashtu sikurse dhe viktimat e tij. Juria dukej se ishte në pjesën dërrmuese me anëtarë të bardhë.

Ndërsa liroi anëtarët e jurisë, gjykatësi i qarkut Bruce Schroeder i siguroi ata se gjykata do të merrte “çdo masë” për t’i mbajtur të sigurt.

Të Fundit