Sezoni turistik, Kumbaro: Ka qenë një ndër beharët më të suksesshëm

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro dhe ministren e Financave Delina Ibrahimaj në një aktivitet të organizuar këtë të martë po bejnë bilancin e sezonit veror teksa ndodhemi drejt përfundimit të sezonit turistik.

Gjatë fjalës së saj ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, tha se ka shumë arsye për të thënë se ky ka qenë një nga beharet më të suksesshëm, ndërsa shtoi se kjo verë ka qenë më e pastër se sezonet e tjera.

“Për të bërë një lloj bilanci ndoshta jo 100% të mbyllur, por një lloj bilanci të beharit na duhet të themi që ende sot që jemi në 27 shtator rezervimet janë plot. Durrësi, Kavaja, Saranda, Lezha janë plot. Kjo na tregon që kemi një rezultat të ri në rritjen e sezonit turistik. sezoni ishte një bashkëpunim shumë i ngushtë me qeveritë vendore. Dhe tjetra, kontakti i përditshëm me të gjitha agjencitë në territor.

Unë besoj se ky ka qenë një nga çelësat e suksesit për këtë sezon. Kemi krijuar një model shumë të mirë që na duhet ta përmirësojmë në sezonet e ardhshme. Cilësia e shërbimit në pjesën më të madhe të strukturave akomoduese është në rritje. Pasi e mbyllën sezonin veror kemi shumë arsye për të thënë që ka qenë një ndër beharët më të suksesshëm. A ishte kjo verë më e pastër se sezonet e tjera verore? Po. Është punuar çdo ditë në gjithë territorin duke pastruar plazhet 24 orë në ditë”,-tha Kumbaro

Të Fundit