Sërish lëkundje tërmeti në Shqipëri

Pas frikës që shkaktoi tërmeti i djeshëm, duket se toka nuk ka të ndalur. Para pak minutash është regjistruar një tjetër tërmet me magnitudë 3.1 ballë i shkallës Rihter.

Epiqendra ishte sërish në Detin Adriatik. Nuk raportohet për dëme materiale.

Lëkundje me magnitudë 3 ballë po në Adriatik pati edhe mbrëmjen e djeshme.

Aktiviteti sizmik që ka nisur vitin e shkuar, duke kulmuar me atë të 26 nëntorit 2019, sollën në vëmendjen jo vetëm të njerëzve, por dhe të institucioneve përgjegjëse se Shqipëria është një vend me aktivitet të lartë sizmik.

Të Fundit