Seanca për Agim Kajmakun, pritet të fitojë lirinë vendimi në dorën e gjyqtarit që la në burg ish-kryebashkiakun. – Stop
Të Gjitha

Seanca për Agim Kajmakun, pritet të fitojë lirinë vendimi në dorën e gjyqtarit që la në burg ish-kryebashkiakun.

Ka nisur sot në gjykatë seanca për shqyrtimin e masës së sigurisë për ish-kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku, pas ndryshimit të dëshmisë nga shefja e protokollit në Bashkinë Vorë.

Ndryshimi i dëshmisë së kësaj të fundit për falsifikim dokumentesh pritet që t’i rikthejë lirinë ish-kryebashkiakut Kajmaku. Vendimi për ndryshimin e masës nga “arrest me burg”, në “detyrim paraqitje”, pritet të merret nga gjyqtari Kujtim Vranici, i cili është i njëjti që vendosi të lërë në burg Kajmakun.

Agim Kajmaku akuzohet nga prokuroria për tri vepra penale “Shpërdorim detyre”, “Falsifikimi i formularëve” dhe “Ushtrimi i funksioneve pas dhënies fund të detyrës”.

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *